TIRANË , 22 gusht 2026/Albania Express News/-Një lajm i hidhur dhe i papritur ka tronditur familjarët, miqtë dhe komunitetin artistik të Elbasanit. Maksim Qosja, një prej punonjësve më të përkushtuar të Teatrit “Skampa” dhe një njeri i dashur për kolegët e tij, është ndarë nga jeta para kohe.
Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vetë Teatri “Skampa”, përmes një mesazhi prekës në faqen zyrtare, ku shpreh dhimbjen për humbjen e Qoses, të cilin e përshkruan si “mikun e të gjithëve” dhe një nga njerëzit më të përkushtuar të institucionit.
“Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Maksim Qosja, miku i të gjithëve dhe një nga punonjësit tonë më të përkushtuar të Teatrit ‘Skampa’”, thuhet në njoftimin e teatrit.
Për kolegët dhe miqtë, Maksim Qosja do të mbetet në kujtesë jo vetëm për kontributin e tij në Teatrin “Skampa”, por edhe për marrëdhënien njerëzore dhe miqësore që kishte ndërtuar me njerëzit përreth tij.
Ndarja e tij e parakohshme ka lënë pas dhimbje të madhe tek familjarët, të afërmit, miqtë dhe kolegët, të cilët do ta kujtojnë si një njeri të përkushtuar dhe të dashur.
Ceremonia e varrimit do të zhvillohet nesër, më 23 gusht 2026, në orën 10:00.
Ndërkohë, pritja për homazhe dhe ngushëllime do të bëhet pranë “Prehje në Paqe”, pranë Parkut Rinia në Elbasan.
Teatri “Skampa” u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të Maksim Qoses.
Lamtumirë, Maksi!


