Ndahen çmimet për 97 fituesit e olimpiadave kombëtare 2025

Ministria e Arsimit dhe e Sportit organizoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve për fituesit e olimpiadave kombëtare 2025, një ngjarje që nderon dijen, përkushtimin dhe talentin e nxënësve më të shkëlqyer të vendit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot momente nga kjo ceremoni, ku 97 nxënës të jashtëzakonshëm u vlerësuan për arritjet e tyre.

“Një ceremoni plot emocion dhe atmosferë festive, falë edhe performancave nga virtuozët e vegjël të Shkollës së Baletit dhe Liceut Artistik, të cilët e bënë më të veçantë këtë moment, duke treguar potencialin fantastik të të rinjve shqiptare”, u shpreh Rama.

Gjatë ceremonisë u shpërndanë certifikatat e nxënësve fitues që mbajnë të vulosur dijen, sfidat, përkushtimin dhe orët e gjata mbi ushtrime.

Ministria e Arsimit dhe e Sportit është e angazhuar në vijimësi në përmirësimin e programeve dhe infrastrukturës shkollore, por edhe në punën për ndërkombëtarizimin e universiteteve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shkodra synon turizëm 365 ditë në vit, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në qendër të vizionit për zhvillimin e rajonit

SHKODRA ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Shkodra po forcon pozicionin...

Dita e 31-të e tubimit në Tiranë! Protestuesit vijojnë marshimin me ndryshim në itinerar, shkojnë drejt selisë së PD-së

TIRANË ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Këtë të martë u...

“Europa t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë më shumë se kurrë”/ Marjana Koçeku në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

BRUKSEL ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Ish-deputetja e Partisë Socialiste,...