Moti i keq, në Qarkun e Elbasanit ,mungesë energjie në fshatrat malorë

 

Prefektura e Elbasanit ka publikuar informacionin zyrtar të orës 10:30 mbi gjendjen e motit dhe situatën në terren pas reshjeve të ditëve të fundit. Sipas të dhënave nga Emergjencat Civile, në qarkun Elbasan nuk ka reshje shiu që prej orës 05:00 të mëngjesit, ndërsa aktualisht moti paraqitet me vranësira, por pa probleme të evidentuara.
Të gjitha 7 bashkitë e qarkut,Elbasan, Librazhd, Gramsh, Peqin, Belsh, Cerrik dhe Prrenjas raportojnë situatë të qetë dhe pa ngjarje që lidhen me emergjencat hidrike apo infrastrukturore. Nga komunikimi i vazhdueshëm me sallën operative, nuk janë konstatuar probleme në komunitet, duke e vlerësuar situatën si të stabilizuar.

Ndërkohë, në aspektin e furnizimit me energji elektrike, ekipet e OSHEE-së janë në terren dhe po punojnë për riparimin e disa defekteve të shkaktuara kryesisht në zonat malore. Punime të dedikuara po zhvillohen në:
• Orenjë, Lunik, Polis dhe Xhyrë (Bashkia Librazhd)
• Skënderbegas (Bashkia Gramsh)
• Stravaj (Bashkia Prrenjas)

Pavarësisht këtyre defekteve të izoluara, shpërndarja e energjisë në pjesën tjetër të qarkut është normale.

Lidhur me qarkullimin rrugor, të gjitha akset nacionale dhe rurale janë të hapura dhe të kalueshme. Deri në momentin e raportimit, nuk janë shënuar bllokime, rrëshqitje apo prani rreziku në rrugë.

Strukturat e Emergjencave Civile të Prefekturës së Elbasanit konfirmojnë se vijojnë monitorimin e pandërprerë të situatës meteorologjike, furnizimit me energji dhe gjendjes së infrastrukturës, duke qenë në gatishmëri për çdo zhvillim të mundshëm.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Miratohet me 100 vota pakti i ri mes PS e PD për rregulloren e Kuvendit, voton kundër vetëm Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë

TIRANË,21 maj 2026/Albania Express News/Seanca maratonë e së enjtes...

Mbyllet etapa e tretë e Turit të 83-të Çiklistik të Shqipërisë

TIRANË, 21 maj 2026 /Albania Express News/ Etapa e...

“Porta e Alpeve”, Karakaçi: 100 milionë euro investime për turizmin dhe infrastrukturën në Shkodër

TIRANË, 21 maj 2026/Albania Express News/ Projekti “Porta e...

SHBA zhvendos aeroplanmbajtësen Nimitz drejt Karaibeve, Kuba mund të ketë fatin e Venezuelës

SHBA,21 maj 2026/Albania Express News/Me aktakuzën ndaj Raul Castros,...