Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve të vogla

Kapiteneria e Portit të Vlorës ka ndaluar lundrimin e mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit jashtë gjirit të Vlorës, në det të hapur, për shkak të përkeqësimit të kushteve hidrometeorologjike.

Po kështu, anija e pasagjerëve e linjës Vlorë–Brindisi–Vlorë ka anuluar lundrimin dhe mbërritjen në Portin e Vlorës për datën 26 mars.

Ndalimi i lundrimit fillon nga ora 06:00 e datës 26 mars, deri në orën 06:00 të datës 27 mars.

Sipas parashikimit hidrometeorologjik kushtet e motit paraqiten të përkeqësuara, me shpejtësi ere 15–20 m/s dhe lartësi dallgësh nga 1,5 deri 2,5 metra.

​Me qëllim parandalimin e çdo rreziku apo situate emergjente për shkak të kushteve atmosferike, Kapiteneria e Portit të Vlorës kërkon bashkëpunimin e të gjitha subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për marrjen e masave të nevojshme në sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazheve.

Ndërkohë anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Duka e pranon: “E duam në Kombëtare!” Portieri i Cagliarit me pasaportë shqiptare, çfarë e pengon

TIRANË , 11nëntor 2026 / Albania Express News /-Portieri...

Konferenca për shtyp në prag të ndeshjes Shqipëri-Finlandë, Ismajli: Jemi më të fortët e grupit

TIRANË , 11nëntor 2026 / Albania Express News /-Konferenca...

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, mirënjohje dhe respekt për dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e qytetit

ELBASAN , 11 nëntor 2026/Albania Express News/-Në 82-vjetorin e...