Moment historik në procesin e negociatave me BE-në me hapjen e grup-kapitullit të fundit

Shqipëria mbërriti dje në një moment historik në procesin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian, me hapjen e Grup-Kapitullit V “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”, në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE, që u mbajt në Bruksel.

Kryeministri Edi Rama ndau sot fotoalbumin e ndalesës në Bruksel, ku hapi dyert shtëpia e re e Misionit të Shqipërisë pranë Bashkimit Europian dhe u mbajt konferenca historike me BE për hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE.

Ky është grup-kapitulli i fundit që hapet për vendin tonë dhe përfaqëson një pikë kthese strategjike, pasi përmbyll formalisht fazën e hapjes së të 33 kapitujve të negociatave brenda një periudhe vetëm njëvjeçare, duke u bërë një prej vendeve me ecurinë më të shpejtë dhe më koherente në rajon në këtë proces.

Kryeministri Rama, ishte në krye të delegacionit shqiptar, së bashku me ministren e Shtetit dhe Kryenegociatoren Majlinda Dhuka, ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve përgjegjëse, me një axhendë që synon të përcjellë gatishmërinë, maturinë dhe ambicien e Shqipërisë në fazën e re të negociatave.

Pas përfundimit të punimeve, Kryeministri Rama, Komisionerja për Zgjerimin e BE-së Marta Kos dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Danimarkës Marie Bjerre (Presidenca e radhës e BE-së) mbajtën një Konferencë të përbashkët për shtyp.

Në Bruksel u organizua edhe ceremonia e çeljes së dyerve të godinës së misionit të Shqipërisë pranë Bashkimit Europian, në vigjilje të hapjes së grupkapitullit të fundit të negociatave të anëtarësimit.

Gjatë ceremonisë, mori pjesë edhe Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos e cila u shpreh se e ndien veten si ambasadoren e katërt të Shqipërisë në Bruksel.

Ndërsa kryeministri Edi Rama vlerësoi energjinë pozitive që gjen sa herë vjen në Bruksel.

“Dikur, kur vinim, binte shi e bënte ftohtë jashtë dhe binte shi e bënte ftohtë brenda. Tashmë është ndryshe. Çfarëdo të ketë jashtë, brenda bën ngrohtë dhe është plot energji pozitive, fytyra pozitive dhe buzëqeshje të këndshme”, tha Rama

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Tajfuni Maysak godet Kinën, dy viktima dhe mijëra të evakuuar nga përmbytjet

KINË ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Autoritetet kineze kanë ngritur...

AF Elbasani rikthehet në Europë pas 20 vitesh, Gvozdenoviç dhe Lulaj: Jemi gati për sfidën me BATE Borisov

ELBASAN ,6 korrik 2026/Albania Express News/-AF Elbasani është vetëm...

Zhvlerësimi i paprecedentë i kartonit të kuq, Trump e pranon: E telefonova personalisht Infantinon, por nuk e urdhërova

BOTËRORI 2026 ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Presidenti Donald Trump...

Pyetja që mbuloi në lot yllin e Brazilit: Çfarë do t’i thoni fëmijëve në Brazil që i prishët ëndrrën…?

BOTËRORI 2026 ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Përfaqësuesja e Brazilit...