Modeli holandez i zhvillimit bujqësor pilotohet në Rajonin e Korçës

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla ka nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit në kuadër të projektit ‘Toka’, me bashkitë Devoll, Ersekë, Maliq, Pogradec dhe Korçë, si dhe me Universitetin e Korçës, duke hapur rrugën për zbatimin e një modeli të ri bashkëpunimi për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale.

Projekti ‘Toka’ financohet nga Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), në partneritet me Universitetin Holandez të Kërkimeve Wageningen, dhe do të pilotohet në Rajonin e Korçës mbi bazën e Modelit të Diamantit Holandez.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, ministri Salla theksoi se ky projekt përfaqëson një qasje të re në zhvillimin bujqësor. “Projekti ‘Toka’ krijon një model bashkëpunimi që lidh institucionet, dijen shkencore, inovacionin dhe fermerët, për të ndërtuar një bujqësi moderne dhe konkurruese”, u shpreh ai.

Sipas Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, projekti synon hartimin e një rruge zhvillimi për eko-bujqësinë, ndërtimin e Sistemit të Njohurive dhe Informacionit në Bujqësi, forcimin e sigurisë ushqimore, si dhe rritjen e kapaciteteve në arsim dhe kërkim shkencor. “Ky bashkëpunim është një hap konkret drejt një sektori bujqësor të qëndrueshëm dhe në përputhje me standardet e Bashkimit Europian”, theksoi Salla.

Të pranishëm gjatë eventit ishin edhe Kryetari i Kuvendit dhe njëherazi drejtuesi politik i qarkut Korçë, Niko Peleshi, kryebashkiakët Sotiraq Filo, Eduard Duro, Gëzim Topçiu, Erion Isai, Ilir Xhakolli, rektori i Universitetit të Korçës, si dhe përfaqësues nga AADF.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Tërmet në Elbasan, lëkundjet ndjehen deri në qytetin e Durrësit dhe rrethina

ELBASAN,23 maj 2026/Albania Express News/Frikë në qytetet e Elbasanit...

Nuk shkoi as në dasmën e të birit, Axios: Trump po përgatit sulmin final kundër Iranit

SHBA,23 maj 2026/Albania Express News/Donald Trump po përgatit goditjen...

Kinematografia shqiptare në zi, aktori i mirënjohur Birçe Hasko shuhet në moshën 84-vjeçare

TIRANË,23 maj 2026/Albania Express News/Ka ndërruar jetë në moshën...