Ministrja Albana Koçiu inspekton nga afër situatën në Urën e Xhyrës: Po punohet për zhbllokimin e aksesit pas dëmtimit të urës mbi Shkumbin

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Kociu, së bashku me ekipet e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, ishin sot në terren në fshatin Xhyrë, Njësia Administrative Hotolisht, Bashkia Librazhd, ku reshjet intensive të ditëve të fundit kanë shkaktuar dëmtime serioze në urën mbi lumin Shkumbin, duke sjellë ndërprerjen e përkohshme të qarkullimit në këtë segment të rëndësishëm.

Që në orët e para të ditës, në bashkërendim me strukturat vendore dhe institucionet përgjegjëse, po zhvillohen punime intensive me qëllim garantimin e sigurisë së banorëve dhe vendosjen e një zgjidhjeje të përkohshme për aksesin, deri në rikthimin e plotë të lëvizjes në urën e dëmtuar.

Aktualisht, qarkullimi i mjeteve është devijuar nëpërmjet një rruge alternative, e cila është mjaft e gjatë, ndërsa inxhinierët dhe specialistët e terrenit po vlerësojnë dëmet dhe po punojnë për stabilizimin e situatës.

Ministrja Kociu ka theksuar se prioritet mbetet siguria e qytetarëve dhe garantimi i një zgjidhjeje sa më të shpejtë për rikthimin e normalitetit në zonë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Protestuesit nuk bëjnë prapa, marshojnë në ditën e 72-të: Këtu derisa Rama të japë dorëheqjen

TIRANË ,10 gusht 2026/Albania Express News/-Qindra qytetarë u mblodhën...

11 ditë protestë në Divjakë, banorët këmbëngulin: “Divjaka të mbetet bashki!”

Nga Sara Tarko DIVJAKË ,10 gusht 2026/Albania Express News/-Prej 11...

Shëtitorja e re e Ksamilit, hapësirë e transformuar për banorët dhe turistët

TIRANË ,10 gusht 2026/Albania Express News/-Shëtitorja e re e...