Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja : Momenti për të investuar në Shqipëri drejt një turizmi të qëndrueshëm

TIRANË, 4 tetor 2026 /Albania Express News/-Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja vlerësoi sot se prania dhe interesi në rritje i markave ndërkombëtare në Shqipëri tregojnë potencialin e vendit dhe besimin në zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të turizmit.

Gonxhja iu referua forumit të organizuar disa ditë më parë në Tiranë “Future Hospitality Forum”, ndërsa theksoi se Shqipëria po hyn në një fazë të re të zhvillimit të turizmit dhe hotelerisë.

Sipas ministrit, sot sfida shkon përtej rritjes së numrit të vizitorëve.

“Synimi është që kjo rritje të përkthehet në më shumë cilësi, standarde më të larta, shërbim profesional, investime me vlerë afatgjatë dhe vende pune më të kualifikuara. Në Future Hospitality Forum, theksuam rëndësinë e investimeve në infrastrukturën hoteliere, por edhe në kapitalin njerëzor, si dy elementë që duhet të ecin së bashku”, tha Gonxhja.

Ministri shprehu bindjen se ky është momenti për të investuar në Shqipëri dhe për të ndërtuar së bashku një turizëm konkurrues, cilësor dhe të qëndrueshëm.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

FRANCË – Pas trazirave, kryeministri Lecornu njofton vendosjen e shtetrrethimeve lokale

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri francez, Sébastien...

Gonxhja në Balkan Sea Fair: Turizmi dyfishoi të ardhurat në 3 vjet

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Ministri i Turizmit,...

Humbje e madhe për futbollin e Librazhdit, ndahet nga jeta Ilirjan Lavdari, kapiteni legjendar i Sopotit

Mesfushori me teknikë dhe vizion të spikatur, lideri i...