Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në Memorialin e 11 Shtatorit :Kujtesë për rëndësinë e solidaritetit dhe sigurisë

NJU JORK /Albania Express News/ Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, gjatë vizitës së tij në Nju Jork, vizitoi edhe Memorialin dhe Muzeun Kombëtar të 11 Shtatorit.

Teksa ndau foto në rrjetet sociale, Lamallari shkroi se vizita në këtë muze është një homazh për një nga ngjarjet më tronditëse në historinë moderne të botës.

“Në Memorialin dhe Muzeun Kombëtar të 11 Shtatorit në Nju Jork, një vend që ruan kujtesën e një prej ngjarjeve më tronditëse në historinë moderne të botës. Me respekt të thellë për jetët e humbura dhe për sakrificën e atyre që shërbyen me kurajo në momentet më të vështira. Kjo vizitë është një kujtesë e fortë për rëndësinë e solidaritetit, sigurisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në përballjen me sfidat globale”, u shpreh Lamallari.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zjarri nuk “kursen” asgjë në Greqi, mijëra evakuime/ Turistët largohen me anije nga qyteti bregdetar i Kretës

GREQI, 31 korrik 2026/Albania Express News/-Qindra persona, kryesisht turistë,...

Gjithçka e kryer/ Mirlind Daku me klub të ri, sulmuesi shqiptar nuk lëviz nga Rusia

TIRANË , 31 korrik 2026/Albania Express News/-Sulmuesi i Kombëtares...

Ti heqësh Shkodrës Velipojën dhe Thethin, do të thotë ti presësh këmbët dhe kokën!

Nga Musa Kurtulaj SHKODËR ,31 korrik 2026/Albania Express News/-Projekti i...