Ministri Andis Salla: Investim i rëndësishëm në Maliq për mbrojtjen e tokës bujqësore dhe parandalimin e përmbytjeve

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ka ndarë detaje mbi një projekt të rëndësishëm që po zbatohet në fushën e Maliqit, me synim mbrojtjen e tokës bujqësore dhe parandalimin e përmbytjeve në një nga zonat më pjellore të vendit.

Sipas ministrit Salla, aktualisht po realizohet pastrimi i 153 mijë m³ aluvioneve dhe sistemimi i bermave të skarpatës në të dy anët e lumit Devoll, në një gjatësi prej 4 kilometrash.

Këto punime do të garantojnë kullimin dhe mbrojtjen nga përmbytjet për 4,930 hektarë tokë bujqësore, kryesisht në pjesën torfike të fushës së Maliqit, një aset i çmuar për prodhimin bujqësor vendas.

Ministri theksoi se ky investim është pjesë e vizionit “Bujqësia 2030”, që synon zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë shqiptare, përmirësimin e infrastrukturës ujitëse dhe kulluese, si dhe mbrojtjen e tokës nga rreziqet klimatike.

Vazhdojmë me vendosmëri punën për mbrojtjen e tokës bujqësore dhe parandalimin e përmbytjeve. Kjo është pjesë e strategjisë sonë për një bujqësi më të fortë dhe më të qëndrueshme,” – është shprehur ministri Andis Salla në postimin e tij.

Ky projekt pritet të ketë ndikim të ndjeshëm në përmirësimin e kushteve për fermerët e zonës dhe rritjen e produktivitetit bujqësor, duke e kthyer fushën e Maliqit në një model të menaxhimit efikas të tokës dhe burimeve ujore.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Operacion blic në Elbasan: Arrestohen eksponentë të njohur të botës së krimit

Një operacion i befasishëm i policisë është zhvilluar gjatë...

Elbasani, qarku i parë në Shqipëri që ndalon përdorimin e monopatinave elektrike – masa të reja për sigurinë rrugore

Përdorimi i monopatinave elektrike tashmë është zyrtarisht i ndaluar...