Nga Mentor Kikia
Nje televizion i vjeter lajmesh, si News 24, nderpreu sot transmetimin dhe redaksia e mjediset e tjera te tij u rrethuan nga policia qe ne mengjes heret.
Nuk di nese ka apo jo nje vendim gjykate per te liruar mjediset!
Nuk di nese ka patur ndonje urgjence shteti per te rimarre nje objekt te leshuar me qira prej 30 vjetesh…
Une nuk mbeshtes asnje media qe ne emer te te quajturit media, te kerkoje apo pretendoje favore, ne dem te interesit publik.
Por nje operacion policor, nje te shtune mesgushti ne pike te mengjesit, me shume se zbatim i nje vendimi a urdheri, ngjan si nje demonstrim force nga ana e shtetit.
Rrethimi i nje redaksie me forca te shumta policie, si te ishte nje vendngjatje kriminale dhe ndalimi i gazetareve te futen brenda, eshte nje pamje trishtuese.
Keto nderhyrje na kujtojne sulmet e qeveriese se Berishes ndaj Koha Jone apo Top Channel, ne vitet ‘95-‘97 dhe 2005-2010.