“Më shumë se veten, Egnatia nuk mund të dojë askënd tjetër…”

Nga Myrto Andoni

RROGOZHINË,8 maj 2026/Albania Express News/Në prag të javës së fundit të kampionatit, sfida mes Egnatia dhe Teuta është kthyer në një nga temat më të nxehta të futbollit shqiptar. Dhe arsyeja është e qartë: përtej rezultatit sportiv, në lojë janë miliona euro, prestigji i klubit dhe besueshmëria e garës.

Nëse Egnatia toleron apo lejon humbjen ndaj Teutës para “Final Four”, dëmi për vetë klubin rrogozhinas mund të jetë katastrofik. Për Teutën kjo ndeshje mund të vlejë mbijetesën në Superiore, por për Egnatian mund të përcaktojë fatin europian dhe financiar të sezonit.

Bëhet fjalë për një humbje potenciale prej rreth 5 milionë eurosh nga një moskualifikim i mundshëm në UEFA Champions League, një goditje e rëndë ekonomike dhe sportive për një klub që prej tre sezonesh është bërë pjesë e rregullt e kupave europiane.

Me formulën aktuale të “Final Four” dhe diferencat e ngushta në renditje, çdo lëshim mund ta nxjerrë Egnatian jashtë objektivit madhor; titullit kampion dhe pjesëmarrjes në elitën europiane. Edhe një triumf i mëvonshëm në fushë mund të mos mjaftojë për të rikuperuar dëmin matematikor dhe financiar.

Dhe pyetja mbetet direkte: kush do ta mbulojë këtë humbje? Kush do të marrë përgjegjësinë për milionat e humbura, për zhgënjimin e tifozëve, sponsorëve dhe investimit të bërë ndër vite?

Në futbollin modern nuk ka vend për “ndere”, “miqësi” apo “mirëkuptime”. Jo kur në lojë janë objektiva madhorë dhe miliona euro. UEFA dhe FIFA kërkojnë integritet absolut të garës dhe jo perceptime për rezultate të toleruara apo pazare sportive.

Ajo që po perceptohet javët e fundit në futbollin shqiptar është pikërisht rreziku më i madh; ideja se disa ndeshje po luhen më shumë me logjikë interesi sesa me frymën e garës së ndershme.

Sepse në fund, një klub serioz nuk mund të sakrifikojë të ardhmen e vet për interesat e askujt tjetër. Aq më tepër kur çdo dyshim mund ta fusë në radarët e UEFA-s dhe FIFA-s, duke krijuar precedentë të rrezikshëm si ai i Skënderbeu, që prej vitesh mbetet larg kupave europiane.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ndërpritet seanca për Ergys Agasin në GJKKO, avokatët kërkojnë kohë për t’u njohur me aktet. Ja kur pritet të rinisë

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Është ndërprerë seanca...

Zjarret në qarkun e Elbasanit / Mali i Dardhës në Librazhd dhe Mali i Qukësit në Prrenjas vijojnë nën monitorim

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Vatrat e zjarrit...

Dinamo “digjet” në fund, ekipi i Ilir Dajës mposhtet nga Pafos dhe i thotë lamtumirë ëndrrës europiane

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Dinamo është eliminuar...