McLaren ka hyrë sot në histori pas garës së Çmimit të Madh të Singaporit, duke siguruar matematikisht trofeun e 10-të për konstruktorë në Formula 1. Edhe pse kanë mbetur edhe gjashtë gara nga fundi i sezonit, britanikët e kanë vulosur dominimin e tyre në këtë kampionat.
Në pistën e nxehtë të Marina Bay, pilotët e McLarenit, Oscar Piastri dhe Lando Norris, u renditën respektivisht në vendin e tretë dhe të katërt, rezultate të mjaftueshme për të konfirmuar suksesin e madh të skuadrës portokalli.
Fitoren e garës e mori George Russell me Mercedes, ndërsa Max Verstappen me Red Bull u rendit i dyti. Por vëmendja e ditës i takoi McLarenit, që rikthehet në majat e Formula 1 pas shumë vitesh pritjeje.
Ky është një arritje historike, pasi vetëm Red Bull kishte arritur më parë të shpallej kampion për konstruktorë plot gjashtë gara para përfundimit të sezonit.
Gara e Singaporit ishte e veçantë edhe për një arsye tjetër: për të dytin vit radhazi nuk pati ndërhyrje të makinës së sigurisë dhe asnjë pilot nuk u tërhoq nga gara — një ngjarje e rrallë për këtë pistë të vështirë dhe teknike.