Mbi 24 mijë pasagjerë në Portin e Vlorës nga fillimi i qershorit

VLORË ,17 gusht 2026/Albania Express News/-Porti i Vlorës ka vijuar të regjistrojë një fluks të konsiderueshëm udhëtarësh gjatë sezonit veror, si nëpërmjet linjës së trageteve me Italinë, ashtu edhe përmes anijeve turistike që kanë sjellë vizitorë të shumtë në qytetin bregdetar.

Lorenc Rexhepaj, kapiteni i Portit të Vlorës, bën të ditur për ATSH-në se “mbi 45 mijë pasagjerë kanë udhëtuar në linjën detare Vlorë-Brindisi-Vlorë gjatë periudhës 1 janar–12 gusht 2026”.

“Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 305 prekje të anijeve të pasagjerëve, prej të cilave 153 mbërritje në Portin e Vlorës dhe 152 nisje. Në mbërritje janë regjistruar 25.780 pasagjerë, ndërsa në nisje 19.853 pasagjerë. Në total, lëvizja e pasagjerëve në linjën Vlorë-Brindisi-Vlorë arrin në 45.633”, tha Rexhepi.

Një pjesë e konsiderueshme e këtij fluksi është përqendruar në linjën detare me Brindisin, veçanërisht gjatë muajve të sezonit turistik veror.

“Nga 1 qershori deri më 12 gusht, në Portin e Vlorës janë regjistruar 76 mbërritje me 15.888 pasagjerë dhe 75 nisje me 8332 pasagjerë. Vetëm gjatë kësaj periudhe dymujore e gjysmë, numri i pasagjerëve në të dyja drejtimet arriti në 24.220, duke përbërë më shumë se gjysmën e lëvizjes së regjistruar që nga fillimi i vitit”, tha Rexhepi.

Rexhepi u shpreh se “me ndryshimet e reja dhe rikonfigurimit të Portit Detar Vlorë ka sjellë shumë lehtësira dhe përpunimin më të shpejtë të pasagjerëve dhe automjeteve të ndryshme që udhëtojnë drejt linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë”.

Fluksi i lartë i pasagjerëve gjatë muajve të verës dëshmon rëndësinë e Portit të Vlorës si një pikë e rëndësishme e lidhjes detare me Italinë dhe si një nyje e rëndësishme për lëvizjet turistike.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

E rëndë në Lushnje, djali me probleme mendore dyshohet se vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar

LUSHNJE, 24 gusht 2026 /Albania Express News/-  Një ngjarje...

Shkodra vlerësohet me “Green Destinations Bronze Award”

SHKODËR , 24 gusht 2026/Albania Express News/-Shkodra është vlerësuar...