Mbetet e hapur thirrja për konkursin vjetor “Vangjush Gambeta” 2025

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, ka shpallur konkursin e përvitshëm për çmimet “Vangjush Gambeta” 2025 për gazetarinë ekonomike:

Për raportimin më të mirë ekonomik të publikuar gjatë këtij viti.

Konkursi përfshin shkrimin më të mirë ekonomik të botuar në shtypin e shkruar ose online, si edhe publikimin më të mirë ekonomik të realizuar në mediat televizive.

Në këtë konkurs ftohen si përherë edhe gazetarë nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Kopjet e materialeve konkuruese nga kolegët gazetarë, duhet të depozitohen pranë Unionit të Gazetarëve Shqiptarë (selia e Institutit shqiptar të Medias), brenda datës 25 Nëntor 2025 ose në adresën zyrtare të e mail: unioniigazetareve@gmail.com
Aktiviteti i ndarjes së çmimeve vjetore nga UGSH do të zhvillohet në muajin Dhjetor 2025.

Jeni të mirëpritur!!
Zyra Informuese
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

FRANCË – Pas trazirave, kryeministri Lecornu njofton vendosjen e shtetrrethimeve lokale

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri francez, Sébastien...

Gonxhja në Balkan Sea Fair: Turizmi dyfishoi të ardhurat në 3 vjet

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Ministri i Turizmit,...

Humbje e madhe për futbollin e Librazhdit, ndahet nga jeta Ilirjan Lavdari, kapiteni legjendar i Sopotit

Mesfushori me teknikë dhe vizion të spikatur, lideri i...