Ligji i Mbretërisë shqiptare që synoi shqiptarizimin e qyteteve dhe fshatrave

TIRANË,8 maj 2026/Albania Express Newss /Më 8 maj 1937, Mbretëria Shqiptare ndërmori një nga nismat më të rëndësishme për identitetin kombëtar, duke shpallur ligjin për ndryshimin e emrave të qyteteve, katundeve, lagjeve dhe lumenjve në të gjithë vendin.

Ky vendim synonte zëvendësimin e emërtimeve me origjinë të huaj, të trashëguara ndër vite si pasojë e pushtimeve dhe ndikimeve të ndryshme në territorin shqiptar. Në fokus të reformës ishte forcimi i identitetit kombëtar dhe unifikimi i terminologjisë shqiptare në hartën administrative të vendit.

Në periudhën e monarkisë, krahas reformave në legjislacion dhe administratë, u pa si e domosdoshme edhe përshtatja e toponimeve me figura dhe elementë të historisë shqiptare, duke i dhënë më shumë peshë trashëgimisë kombëtare.

Megjithatë, ligji hasi vështirësi në zbatimin e plotë, pasi në shumë zona banorët vijuan të përdornin emërtimet tradicionale dhe të vjetra. Ndryshimet mbetën kryesisht në dokumente zyrtare, ndërsa kultura popullore ruajti për vite të tëra toponimet e njohura ndër breza.

Reforma pati gjithashtu një jetë të shkurtër, pasi pas pushtimit italian të Shqipërisë, shumë emra rrugësh, bulevaresh dhe lagjesh u zëvendësuan me emërtime të frymëzuara nga propaganda fashiste e kohës.

Ky episod mbetet një ndër përpjekjet më domethënëse të shtetit shqiptar për të forcuar identitetin kombëtar përmes gjuhës dhe historisë.

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Egërsi shtazore”, Berisha reagon pas tensionit në protestën para Kuvendit, kreu i PD: Shenja të qarta të arrogancës së pushtetit

TIRANË,30 qetshor 2026/Albania Express News/-Kreu i Partisë Demokratike, Sali...

Kryeministri Rama: Nuk ka paga në turizëm më të ulëta se në Greqi, taksat janë shumë më të ulëta

TIRANË, 30 qershor 2026/Albania Express News/ -Kryeministri Edi Rama...

LAJMI I FUNDIT /Ndërrojnë jetë dy efektivët në paraburgimin “313” në Tiranë! Dyshohet se…

TIRANË ,30 qershor 2026/Albania  Express News/-Një ngjarje e rëndë...