Librazhd / Lorenc Pashja emërohet trajner i Sopoti Librazhdit, klubi synon objektiva të reja sportive

LIBRAZHD ,24 nëntor 2026 / Albania Express News /-Klubi i Futbollit Sopoti i Librazhdit nga kjo fillim javë  ka një trajner të ri. Lorenc Pashja do të jetë në drejtimin e skuadrës librazhdase, duke nisur një kapitull të ri në historinë e ekipit, me synimin për të rritur nivelin sportiv dhe për të konsoliduar grupin.

Lajmi është bërë publik nga kryetari i Bashkisë Librazhd përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku ka konfirmuar mirëpritjen e trajnerit të ri në krye të Sopotit.

Në njoftimin e publikuar theksohet se ardhja e Pashjës lidhet me ambicien për të forcuar skuadrën, për të përmirësuar paraqitjet në fushën e lojës dhe për të arritur rezultate sa më pozitive në vazhdimësinë e aktivitetit futbollistik.

Drejtuesit e klubit i kanë uruar trajnerit të ri suksese në detyrën e tij, duke shprehur besimin se përkushtimi, profesionalizmi dhe bashkëpunimi me lojtarët do të jenë elementë të rëndësishëm në realizimin e objektivave të vendosura.

Tashmë, vëmendja përqendrohet te puna që do të zhvillojë stafi i ri teknik, ndërtimi i një grupi konkurrues dhe pritshmëritë e tifozëve librazhdas për një ecuri pozitive të Sopoti Librazhdit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rrugëtimi i Egnatias në Europë, UEFA i kushton një speciale kampionëve të Shqipërisë

TIRANË , 23 nëntor 2026/Albania Express News/-Egnatia po përjeton...

Stacioni i MZSH Gramsh fuqizon kapacitetet kundër zjarreve në pyje, në shërbim një pajisje e re profesionale

GRAMSH , 23 nëntor 2026/Albania Express News/-Shërbimi i Mbrojtjes...

Kandidati i opozitës për Tiranën nga sheshi i protestës? Berisha: Negociata për bashkimin kundër Ramës

TIRANË , 23 nëntor 2026/Albania Express News/-Kreu i Partisë...