Librazhd/ Goditet një tjetër tentativë për shitjen e drogës pranë shkollave, arrestohet 27-vjeçari

LIBRAZHD, 7 tetor 2026 /Albania Express News/- Një tjetër tentativë për shpërndarjen e lëndëve narkotike në doza, në afërsi të institucioneve arsimore, është goditur nga Policia e Librazhdit, në kuadër të operacionit të koduar “Zhvendosja”.

Në përfundim të operacionit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, arrestuan në flagrancë shtetasin E. C., 27 vjeç, banues në Durrës, ndërsa një 21-vjeçar që e shoqëronte u procedua në gjendje të lirë.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Policia, nga veprimet hetimore, të kryera në drejtimin e Prokurorisë dhe mbi bazën e një informacioni të siguruar në rrugë operative, dyshohet se 27-vjeçari ishte akomoduar përkohësisht në Librazhd dhe ndryshonte shpesh vendbanimet, me qëllim vijimin e aktivitetit të dyshuar të shitjes së lëndëve narkotike.

Gjatë kontrolleve fizike, policia i gjeti atij sasi të dyshuara kokaine dhe Cannabis Sativa, të ndara në dhjetëra doza, të cilat dyshohet se ishin përgatitur për shitje, veçanërisht në afërsi të institucioneve arsimore.

Në vijim të kontrolleve, 21-vjeçarit M. T. që e shoqëronte të arrestuarin, iu gjet një mjet prerës, thikë, për të cilin ai do të procedohet në gjendje të lirë.

Ndërkohë, gjatë verifikimeve të mëtejshme, rezultoi se automjeti me të cilin lëvizte 27-vjeçari dhe që dyshohet se përdorej për shpërndarjen e dozave, drejtohej pa leje.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dozat e dyshuara të kokainës dhe Cannabis Sativa, automjeti, tre telefona celularë dhe mjeti prerës.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të aktivitetit të dyshuar kriminal dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

FRANCË – Pas trazirave, kryeministri Lecornu njofton vendosjen e shtetrrethimeve lokale

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri francez, Sébastien...

Gonxhja në Balkan Sea Fair: Turizmi dyfishoi të ardhurat në 3 vjet

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Ministri i Turizmit,...

Humbje e madhe për futbollin e Librazhdit, ndahet nga jeta Ilirjan Lavdari, kapiteni legjendar i Sopotit

Mesfushori me teknikë dhe vizion të spikatur, lideri i...