Legjionarët/ Fundjavë pozitive e kuqezinjve, Mehmeti ngjitet në Premier League, rikthehen te goli Asllani, Uzuni, Laçi, Daku, Hoxha dhe Tuci

Fundjava që lamë pas ishte mjaft pozitive për futbollistët e Kombëtares shqiptare që aktivizohen në kampionatet europiane dhe më gjerë, duke dhënë kontribut vendimtar për skuadrat e tyre dhe duke konfirmuar formën e mirë në këtë fazë të sezonit.

Kryefjala ishte padyshim Anis Mehmeti, kjo pasi nga sezoni I ardhshëm ai do të bëhet futbollisti i dytë pas Armando Brojës që do të luajë në Premier League, pasi skuadra e tij Ipswich Town siguroi ngjitjen në elite pas suksesit 3-0 ndaj QPR.

Një nga protagonistët kryesorë ishte edhe Kristjan Asllani, i cili zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer me Besiktas në transfertën ndaj Gaziantep. Mesfushori kuqezi kontribuoi me një asist nga goditja e këndit, ndërsa më pas shënoi edhe nga pika e bardhë, duke qenë vendimtar në suksesin e skuadrës së tij.

Në kampionatin amerikan MLS, Myrto Uzuni vijon formën e tij të shkëlqyer, duke shënuar në fitoren 2-0 të Austin ndaj St. Louis City. Goli i sulmuesit erdhi në minutën e 81-të, duke vulosur suksesin e skuadrës së tij.

Paraqitje të shkëlqyer realizoi edhe Qazim Laçi, i cili u dallua me gol dhe asist në fitoren 3-2 të Rizespor ndaj Konyaspor. Mesfushori shqiptar fillimisht riktheu baraspeshën në minutën e 18-të, ndërsa në pjesën e dytë dhuroi edhe një asist, duke qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm në këtë përballje.

Arbër Hoxha vazhdon të jetë protagonist me Dinamo Zagreb, skuadrën e saposhpallur kampione në Kroaci, duke gjetur rrugën e rrjetës që në minutën e 5-të në fitoren 1-2 në transfertë ndaj Gorica. Sulmuesi shqiptar finalizoi një aksion të bukur me një goditje të saktë brenda zonës.

Mirlind Daku u rikthye te goli. Sulmuesi i Kombëtares shënoi në fitoren minimale 0-1 të Rubin Kazan ndaj Baltika. Për golin e tij kontribuoi edhe Nazmi Gripshi, i cili dha asistin vendimtar, duke vulosur bashkëpunimin mes dy lojtarëve të Kombëtares.

Pozitiv ishte edhe aktivizimi i Indrit Tucit, i cili gjeti rrugën e rrjetës pasi u hodh në fushë nga stoli, duke shënuar një gol të bukur me kokë për Kayserispor dhe duke kontribuar në mënyrë të rëndësishme për ekipin e tij në barazimin 1-1 ndaj Eyupspor.

Gjatë kësaj fundjave, minuta si titullarë me skuadrat e tyre morën edhe Thomas Strakosha, Ivan Balliu, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Klisman Cake, Stavro Pilo, Ylber Ramadani, Adrion Pajaziti dhe Ernest Muçi.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zbardhen kërkesat e Iranit për fundin e luftës: Zhbllokim fondesh dhe kompensim dëmesh

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi, ka bërë...

Turistët shijojnë historinë dhe kulturën e Beratit të një mbi një dritareve

TIRANË, 19 maj 2026 /Albania Express News/ Berati, qyteti...

Kina përfshihet nga shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje/ 10 të vdekur, ndërprerje energjie dhe probleme me transportin në disa zona

KINË,19 maj 2026/Albania Express News/Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar...

Sa paguhet “stoli kuqezi”, stafi i Maran fiton brenda ditës më shumë se paga mujore e një shqiptari

TIRANË,19 maj 2026/Albania Express News/Stoli i Kombëtares Shqiptare të...