Lazio gjen zgjidhje për Hysaj, ideohet shkëmbimi me klubin e Serie A

Elseid Hysaj po kalon një periudhë të vështirë, teksa në këtë sezon me Lazion është aktivizuar në vetëm 4 ndeshje. Te klubi kryeqytetas po mendojnë që të gjejnë një zgjidhje për të sistemuar Hysaj, për pjesën e mbetur të edicionit.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, Lazio pëlqen qendërmbrojtësin e Fiorentinës, Luka Ranieri. Klubi violë, për të lënë të lirë Ranierin, kërkon para plus një lojtar. Këtu hyn në lojë mbrojtësi i kombëtares, Hysaj, i cili mund të kalojë në Firenze. Gjithsesi, sesi do të shkojnë gjërat, na duhet të presim e të shohim.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME