Lando Norris merr çfarë i duhet, britaniku shpallet kampion Bote në Formula 1 pas vendit të tretë në Abu Dhabi

Lando Norris është kampioni i ri i Botës në Formula 1, pas një sezoni të mbushur me emocione dhe të transmetuar drejtpërsëdrejti në DigitAlb.

Piloti britanik përfundoi në vendin e tretë në Abu Dhabi, pozicion që i mjaftoi për t’u ngjitur në majën më të lartë të botës së motorsportëve.
Gara u fitua nga Max Verstappen, i cili ishte perfekt nga fillimi në fund, por që nuk i mjaftoi për të marrë titullin e pestë kampion.

Në vendin e dytë u ngjit Oscar Piastri, i cili në gjysmën e parë të sezonit udhëhiqte i vetëm kampionatin, por pas disa gafash, e lëshoi kreun për shokun e tij të skuadrës.
26-vjeçari britanik e mbylli sezonin me 423 pikë, dy më shumë se Verstappen dhe 13 më shumë se Piastri.
Me këtë fitore, Lando Norris bëhet britaniku i parë që fiton një titull kampion Bote që nga Lewis Hamilton në vitin 2020 dhe i pari kampion i McLaren-it, po ashtu që nga Hamilton, por në 2008.
Norris mbyll kështu një sezon në mënyrë perfekte, edhe pse me ulje-ngritje, ndërsa sytë tashmë do të jenë nga sezoni i ardhshëm, ku pritet një revolucion rregullash.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Miratohet me 100 vota pakti i ri mes PS e PD për rregulloren e Kuvendit, voton kundër vetëm Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë

TIRANË,21 maj 2026/Albania Express News/Seanca maratonë e së enjtes...

Mbyllet etapa e tretë e Turit të 83-të Çiklistik të Shqipërisë

TIRANË, 21 maj 2026 /Albania Express News/ Etapa e...

“Porta e Alpeve”, Karakaçi: 100 milionë euro investime për turizmin dhe infrastrukturën në Shkodër

TIRANË, 21 maj 2026/Albania Express News/ Projekti “Porta e...

SHBA zhvendos aeroplanmbajtësen Nimitz drejt Karaibeve, Kuba mund të ketë fatin e Venezuelës

SHBA,21 maj 2026/Albania Express News/Me aktakuzën ndaj Raul Castros,...