Lajmi i fundit/ Maran vazhdon eksperimentin, dy ndryshime në formacionin e Shqipërisë ndaj San Marinos

TIRANË, 6 tetor 2026 /Albania Express News/- Shqipëria zbret sonte në fushën e “Air Albania” përballë San Marinos, në një sfidë ku objektivi është i qartë: fitorja dhe një golavarazh sa më bindës.

Trajneri Rolando Maran ka vendosur të bëjë vetëm dy ndryshime në formacion, krahasuar me ndeshjen e fundit ndaj Finlandës.

Në portë, Dajsinani merr vendin e Etrit Berishës, i pezulluar pas kartonit të kuq në sfidën ndaj Finlandës. Ky ndryshim vjen edhe për shkak të dëmtimit të Sherrit.

Ndryshimi i dytë vjen në mesfushë, ku Shehu aktivizohet nga minuta e parë në vend të Ramadanit.

Ndërkohë, Maran vijon eksperimentin në krahun e majtë të mbrojtjes, duke aktivizuar Mitajn dhe Pilon, një kombinim që tekniku italian duket se po e teston seriozisht edhe për ndeshjet e ardhshme.

Për kuqezinjtë, kjo është një ndeshje ku fitorja është detyrim, por rëndësi të veçantë ka edhe diferenca e golave, duke parë situatën në grup dhe sfidat vendimtare që Shqipëria do të ketë ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME