Kuvendi miraton projektligjet në rendin e ditës vetëm me votat e mazhorancës, opozita braktis seancën

TIRANË, 23 prill 2026/Albania Express News/ Kuvendi miratoi në seancën e sotme plenare projektligjet në rendin e ditës, vetëm me votat e mazhorancës, pasi deputetët e partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë braktisën punimet e seancës.

Kuvendi miratoi me 76 vota pro projektligjin “Për lirinë e vendosjes dhe ofrimit të shërbimeve në Republikën e Shqipërisë”.

Me 76 vota pro u miratua edhe projektligji “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore”.

Kuvendi miratoi me 77 vota pro edhe projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 52/2024, “Për etiketimin e produkteve me ndikim në energji””.

Gjithashtu Kuvendi miratoi me 76 vota pro  projektligjin “Për ratifikimin e Konventës Shumëpalëshe, “Për lehtësimin e zbatimit të shtyllës së dytë, subjekt i rregullit tatimor””.

Në seancën e sotme u miratua me 77 vota pro edhe projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 33, datë 31.03.2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Taulant Balla: Partia Demokratike po strehon persona të kërkuar nga policia për zjarrvënie

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryetari i Grupit...

Bashkim Taga, emër që Durrësi nuk duhet ta harrojë

Një jetë në shërbim të basketbollit, një histori pasioni,...

“Mos e humbisni mundësinë për dialog”, vajza e Azem Hajdarit mesazh studenteve me foton e të atit

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Ish-deputetja e PD-së,...