Kush po e lejon trafikimin e emigrantëve të paligjshëm në juglindje?

Nga Xhensil Shkëmbi

Sot në Qatrom të Korçës u kapën 16 emigrantë të paligjshëm, të fshehur dhe që kishin qëndruar për ditë të tëra në kushte të tmerrshme, pa ushqim, pa kushte higjiene dhe pa asnjë siguri për jetën. Ata qëndruan në këtë banesë që ju po shihni.

Por unë kam disa pyetje

Si ka mundësi që këta emigrantë hynë në territorin shqiptar dhe qëndruan për ditë të tëra (jashtë kamerave, sipas banorëve) pa u konstatuar nga Policia Kufitare?
A nuk u panë, apo u panë dhe u injoruan?
A po bën Policia sikur nuk i sheh, apo dikush i lejon qëllimisht?

Një tjetër detaj që nuk mund të anashkalohet: kapja e 16 emigrantëve vjen menjëherë pas raportimit të Euronews Albania për 3 emigrantë egjiptianë të paligjshëm, të cilët u ankuan publikisht për dhunë nga policia kufitare shqiptare.

Pse këta emigrantë nuk u kapën më herët, por vetëm pasi çështja mori vëmendje mediatike?
A po vepron policia vetëm kur ka presion publik dhe media?

Dhe pyetjet bëhen edhe më të rënda:

A ka bashkëpunim të fshehtë mes elementëve të policisë dhe rrjeteve të trafikimit?
Kush e lejon kalimin dhe qëndrimin e tyre në territorin shqiptar?
A po përdoret Shqipëria si korridor i hapur për emigracionin e paligjshëm?

Nëse nuk ka bashkëpunim kriminal, atëherë mbetet vetëm një alternativë tjetër:

A kemi të bëjmë me paaftësi totale të strukturave kufitare?
A hyjnë emigrantët kur t’u dojë qejfi, pa asnjë kontroll real?
Në të dy rastet, qoftë neglizhencë, qoftë bashkëpunim, apo paaftësi, përgjegjësia është e rëndë dhe kërkon sqarim publik të menjëhershëm.
Policia Kufitare i detyrohet qytetarëve një përgjigje të qartë: Çfarë po ndodh realisht në kufijtë juglindorë të vendit?

Sepse emigrantët nuk zhduken në ajër.
Ata kalojnë diku.
Dhe dikush ose nuk i sheh, ose nuk do t’i shohë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Tragjedi në prag të ditëlindjes, i riu shqiptar humb jetën në Itali teksa notonte në det

ITALI,22 maj 2022/Albania Express News/Një ngjarje tragjike ka tronditur...

Rihapet “41 Biss” në Peqin, izolimi i parë për Sabah Nuzin, i akuzuar si ekzekutori i Klevis Lleshit

PEQIN,22 maj 2026/Albania Express News/Rihapet regjimi “41 Biss” në...