Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, përshëndet dakordësinë e Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm të Vendeve Anëtare të BE që Presidenca Daneze të ftojë Shqipërinë për paraqitjen e Pozicionit Negociues për Grupkapitullin 5.
“Dakordësia e Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm të Vendeve Anëtare të Bashkimit Europian që Presidenca Daneze të ftojë Shqipërinë për paraqitjen e Pozicionit Negociues për Grupkapitullin 5 “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni” dhe Konferenca Ndërqeveritare që do të mbahet së shpejti, përmbyllin çeljen e të gjithë kapitujve të negociatave.
Kuvendi do të vijojë të mbështesë maksimalisht paraqitjen e Pozicionit Negociues dhe përpjekjet, kontributet dhe investimet për zhvillimin e qëndrueshëm rural, modernizimin e bujqësisë dhe kohezionin social e territorial të Shqipërisë, si dhe do të intensifikojë diplomacinë parlamentare për arritjen e objektivit tonë kombëtar për Shqipërinë 2030 në BE.”

