Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, përshëndet dakordësinë e Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm të Vendeve Anëtare të BE që Presidenca Daneze të ftojë Shqipërinë për paraqitjen e Pozicionit Negociues për Grupkapitullin 5

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, përshëndet dakordësinë e Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm të Vendeve Anëtare të BE që Presidenca Daneze të ftojë Shqipërinë për paraqitjen e Pozicionit Negociues për Grupkapitullin 5.

“Dakordësia e Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm të Vendeve Anëtare të Bashkimit Europian që Presidenca Daneze të ftojë Shqipërinë për paraqitjen e Pozicionit Negociues për Grupkapitullin 5 “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni” dhe Konferenca Ndërqeveritare që do të mbahet së shpejti, përmbyllin çeljen e të gjithë kapitujve të negociatave.

Kuvendi do të vijojë të mbështesë maksimalisht paraqitjen e Pozicionit Negociues dhe përpjekjet, kontributet dhe investimet për zhvillimin e qëndrueshëm rural, modernizimin e bujqësisë dhe kohezionin social e territorial të Shqipërisë, si dhe do të intensifikojë diplomacinë parlamentare për arritjen e objektivit tonë kombëtar për Shqipërinë 2030 në BE.”

 

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Aurel Bylykbashi: “Rama po blen kohë, PD duhet të nisë aksionin politik tani”

VLORË ,8 korrik 2026/Albania Express News/-Drejtuesi Politik i Partisë...

20 vjet pa Pjetër Arbnorin, njeriun që nuk e mposhti dot burgu as diktatura, por nuk e tjetërsoi as tranzicioni

Nga Albert Vataj TIRANË ,8 korrik 2026/Albania Express News/-Sot, më...