Kryeministri Edi Rama para takimit me Melonin: Duke përsëritur mësimet, motra e Italisë nuk të fal

TIRANË, 16 prill/Albania Express News/ Kryeministri Edi Rama ndodhet në Itali për të zhvilluar një vizitë pune, ku pritet të takohet me kryeministren Giorgia Meloni dhe me ministrin e Mbrojtjes, Guido Crosetto.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ndau një fotografi përpara takimit me kryeministren Meloni.

“Duke përsëritur mësimet përpara takimit, se motra e Italisë nuk të fal me njohuritë që ka për çdo projekt”,shkruan Rama.

Pas vizitës në Itali, kryeministri Rama do të shkojë në Spanjë, ku do të marrë pjesë me ftesë të kryeministrit Pedro Sanchez, në punimet e mbledhjes së katërt të Samitit “Në Mbrojtje të Demokracisë”, që zhvillohet në Barcelonë.

Në kuadër të Samitit, Kryeministri Rama do të zhvillojë edhe takime bilaterale me kryeministrin Sanchez, Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa.

Këto vizita të kryeministrit Rama zhvillohen në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare dhe forcimit të bashkëpunimit me partnerët evropianë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Skyscanner”: Saranda kryeson listën e destinacioneve verore për t’u zbuluar në 2026-ën

TIRANË, 4 qershor 2026 /Albania Express News/- Pushimet verore...

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat, projektligje dhe diskutime (Rendi i Ditës)

TIRANË,4 qershor 2026/Albania Express News/Kuvendi zhvillon sot seancën plenare,...

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

MALIQ,4 qershor 2026/Albania Express News/Një ngjarje e rëndë është...