Kriza e karburantit, Lufthansa anulon 20 mijë fluturime nga maji deri në tetor

Mes krizës së naftës, me rritjen e befasishme të çmimeve që solli lufta e Iranit, dhe pasigurisë që rrethon furnizimet në vazhdën e bllokimit të ngushticës së Hormuzit, gjigandi gjerman i qiellit, Lufthansa ka vendosur të anulojë 20 mijë fluturime të cilat ishin parashikuar të kryheshin nga maji deri në tetor të këtij viti.

Qëllimi i kompanisë është ulja e kostove të karburantit për avionët, të cilat janë dyfishuar që nga nisja e konfliktit në Gjirin Persik. Lajmin e bëri të ditur vetë Lufthansa në një njoftim zyrtar, ku shpjegoi se fluturimet e prekura i përkasin CityLine, një degë rajonale e grupit, e cila pritej të mbyllej në vitin 2027, por ky proces duket se është përshpejtuar ditët e fundit. Ky vendim po përshkruhet si një nga ndërhyrjet më të rëndësishme të reduktimit operacional në një kohë kur dhjetëra linja të tjera ajrore janë duke reduktuar nivelin e fluturimeve para sezonit të verës, që konsiderohet si periudha më fitimprurëse për këtë industri.
“Në total, 20 mijë fluturime rajonale do të hiqen nga plani ynë deri në tetor, çka korrespondon me rreth 40 mijë ton karburant për avionë, çmimi i të cilit është dyfishuar që nga fillimi i konfliktit me Iranin”, thuhet në njoftim.

Lufthansa po ndërmerr një seri masash, ndër të cilat të një rëndësie kyçe konsiderohen sigurimi fizik i karburantit të avionëve dhe mbulimi i çmimeve. Grupi përfshin gjithashtu Ita Airways, Austrian Airlines, Brussels Airlines, Euroëings, Discover dhe Air Dolomiti, fluturimet e të cilave nuk preken.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

TTW: Bum turistik në Shqipëri: Tirana dhe Riviera në qendër të vëmendjes

TIRANË, 23 prill 2026/Albania Express News/- Shqipëria po shfaqet...

Kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për këtë të enjte

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga...

Kupa e Shqipërisë/ KF Egnatia siguron finalen e madhe, AF Elbasani dorëzohet pas “dramës” së penalltive

Një betejë e vërtetë 120-minutëshe në “Elbasan Arena” ka...