Kristjan Asllani vendos rekord te Roma-Torino

 

Përpara se të vijë ndeshja kundër Serbisë, Shqipëria mund të marrë pak frymë lirisht. Tani lojtarët më të rëndësishëm të Kombëtares janë duke marrë më shumë minuta në ekipet e tyre. Kristjan Asllani është kthyer në lojtar kyç dhe titullar në Serinë A te Torino, ndryshe nga koha e tij te Interi.Pasi luajti për 90 minuta kundër Letonisë, Asllani është kthyer me fanellë titullari kundër Romës. Një ndeshje e madhe e Asllanit dhe e Ardian Ismajlit pasi arritën të fitonin në transfertë në shifrat 0-1. Ismajli ishte i pakalueshëm në prapavijë dhe është një tjetër lajm i mirë për Kombëtaren, pasi mbrojtësi nuk ishte gati për dy ndeshjet e shtatorit.
Ndërkohë Kristjan Asllani vendosi një rekord në fushën e blertë te Roma-Torino pasi ishte lojtari që kishte përshkruar më shumë kilometra në fushë, jo pak, por 9 kilometra. Një statistikë shumë domethënëse për një lojtar që ka pasur shumë kritika herë pas here nga tifozët pasi sipas tyre, nuk lëviz shumë në fushë. Por tani Asllani duket i etur për të luajtur futboll dhe për ta pasur minuta në këmbë

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME