Kristjan Asllani largohet nga Interi me një letër prekëse: “Nuk është e lehtë të them lamtumirë”

Kristjan Asllani nuk është më pjesë e Interit. Mesfushori shqiptar kaloi te Torino dhe debutimi i tij do të vijë në javën e ardhshme. Ndërkohë Asllani ka dalë së fundmi me një letër emocionuese në profilin e tij në Instagram.

“Të dashur tifozë të Interit, ka ardhur koha të them lamtumirë dhe më besoni, nuk është e lehtë të gjesh fjalët e duhura. Të vesh fanellën e Interit ka qenë një ëndërr e imja që kur isha fëmijë, kur brohorisja për këto ngjyra me sy plot admirim. Sa herë që dilja në fushën e San Siros, ndjeja krenarinë dhe përgjegjësinë e përfaqësimit të një ekipi që do të jetë gjithmonë pjesë e imja. Falënderoj Interin që më dha mundësinë ta realizoj këtë ëndërr. 

Një falënderim i veçantë për shokët e mi të ekipit, të cilët nuk ishin thjesht një ekip, por një familje e vërtetë, dhe për të gjithë stafin që më shoqëroi në këtë udhëtim. Gjithmonë jam përpjekur ta nderoj këtë fanellë me përkushtim, sakrificë dhe respekt.

Atyre që më mbështetën, u shpreh mirënjohjen time më të thellë. Po largohem nga Milani, por Interi do të mbetet gjithmonë në zemrën time: sepse kur i do këto ngjyra si fëmijë, nuk ndalesh kurrë së mbajturi me vete. Me dashuri, Kristjan”, shkruan Asllani.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME