Përkujtohet 81-vjetori i formimit të Batalionit Partizan të Polisit, simbol i qëndresës antifashiste

Mesditën e së martës, në një atmosferë të mbushur me respekt dhe mirënjohje për historinë, u përkujtua 81-vjetori i formimit të Batalionit Partizan të Polisit, një nga simbolet më të rëndësishme të qëndresës antifashiste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë Kryetari i Bashkisë Librazhd, Mariglen Disha, Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, si dhe dhjetëra banorë të zonës së Polisit dhe fshatrave përreth.

Aktiviteti u zhvillua në nderim të burrave dhe grave që në një nga periudhat më të errëta të historisë, zgjodhën të rreshtohen në anën e drejtë të historisë, krah koalicionit të madh antifashist. Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryebashkiaku Disha theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe vlerave të lirisë.

“Sot përulemi me nderim ndaj atyre që sakrifikuan gjithçka për çlirimin e atdheut. Batalioni i Polisit është një emër i madh në historinë tonë, një simbol i guximit, vendosmërisë dhe dashurisë për vendin”.

Ministrja Muzhaqi, ndërkohë, vlerësoi kontributin e brezave të kaluar dhe theksoi rëndësinë e edukimit të të rinjve me këto vlera: “Është detyra jonë si shoqëri të mos lejojmë që këto sakrifica të harrohen. Të rinjtë duhet të njohin dhe të çmojnë historinë e vendit të tyre, për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë dhe të qëndrueshme”.

Formuar në gusht të vitit 1944, Batalioni i Polisit përbënte një forcë vendimtare në rezistencën ndaj pushtuesve fashistë në zonën lindore të vendit. Trimat e kësaj njësie dhanë shembullin e heroizmit dhe sakrificës, duke kontribuar në përpjekjet për çlirimin e Shqipërisë.

Ceremonia u mbyll me vendosjen e kurorave pranë memorialit përkujtimor, mes duartrokitjesh dhe himnit kombëtar, një nderim për një brez që zgjodhi të luftojë për një Shqipëri të lirë dhe sovrane.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shkodra synon turizëm 365 ditë në vit, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në qendër të vizionit për zhvillimin e rajonit

SHKODRA ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Shkodra po forcon pozicionin...

Dita e 31-të e tubimit në Tiranë! Protestuesit vijojnë marshimin me ndryshim në itinerar, shkojnë drejt selisë së PD-së

TIRANË ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Këtë të martë u...

“Europa t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë më shumë se kurrë”/ Marjana Koçeku në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

BRUKSEL ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Ish-deputetja e Partisë Socialiste,...

Pas indeksimit nga 1 korriku, qeveria merr një tjetër vendim për pensionistët, miraton bonusin e verës prej 5 mijë lekësh

TIRANË,30 qershor 2027/Albania Express News/-Qeveria ka miratuar sot aktin...