Kështjella e Bashtovës rikthehet në jetë me mbështetjen e BE-së

Kështjella e Bashtovës, një nga monumentet më të çmuara të trashëgimisë kulturore shqiptare, u inaugurua së fundmi e restauruar dhe e rikthyer në jetë falë mbështetjes së Bashkimit Europian nëpërmjet programit #EU4Culture, të zbatuar nga UNOPS.

Nga një monument i së kaluarës, Bashtova kthehet sot në një hapësirë moderne për kulturën, turizmin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit. Investimi përbën një shembull të bashkëpunimit të suksesshëm mes Shqipërisë dhe partnerëve ndërkombëtarë, duke dëshmuar se integrimi europian sjell rezultate konkrete për qytetarët.

Në inaugurim morën pjesë ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla, si dhe personalitete të tjera nga jeta politike, kulturore dhe sociale.

Gjatë aktivitetit u zhvilluan një sërë ngjarjesh për vizitorët:

  • Panairi me produktet e zonës
  • Aktivitete dhe lojëra për fëmijë e të rinj
  • Ekspozita e makinave nga Retro Albania dhe e motorrëve ikonikë nga Steel Wings Albania
  • Eksplorimi i kalasë nëpërmjet realitetit të shtuar (AR)

Mbrëmja kulmoi me një koncert nga Rona Nishliu & Gent Rushit, si dhe me performancën e DJ Rossa, duke e kthyer këtë inaugurim në një festë të vërtetë kulturore dhe turistike.

Me qendrën e vizitorëve dhe funksione të reja kulturore e turistike, Kështjella e Bashtovës është tashmë gati të shndërrohet në një pikë të rëndësishme të hartës së kalave shqiptare dhe të Ballkanit.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Rama: Shqipëria hapi dyert për afganët kur të tjerët i mbyllën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Ditën Ndërkombëtare të...

Nuk i kemi mundur kurrë dhe i kemi shënuar vetëm një herë, ja historiku i ndeshjeve të Shqipërisë me Holandën

Nëse Shqipëria do të kualifikohet në Botërorin 2026, atëherë...

Njihuni me shortin e plotë të Botërorit, kush konsiderohet grup “ferri”

Në Washington u hodh shorti i Botërorit, ku u...