Parku “Rinia”, destinacion për argëtim dhe sport në Elbasan

Parku “Rinia” në qytetin e Elbasanit po shndërrohet çdo ditë e më shumë në një hapësirë të gjallë për të gjitha moshat. Në sajë të investimeve të kryera dhe rikualifikimit urban, ky park nuk është më vetëm një vend shëtitjeje, por një qendër e vërtetë aktivitetesh sportive, argëtuese dhe kulturore.
Fëmijë që luajnë, të rritur që bëjnë ecje e ushtrime fizike, të moshuar që gjejnë qetësi mes gjelbërimit, të gjithë e shijojnë hapësirën e rehatshme dhe të gjallëruar të parkut. Por sidomos të rinjtë e kanë kthyer atë në një fushë të hapur për kryerjen e akriviteteve sportive.
Një shembull i gjallë ishte ndeshja miqësore e zhvilluar së fundmi në ambientet brenda parkut të ndërtuara enkas për aktivitete sportive, duke përfshirë edhe stërvitje apo ndeshje të ndryshme. Së fundmi, në kuadër të turneut parasezonal U18, luajti skuadra e SB Elbasani me Elite Basket, një sfidë që përfundoi me rezultatin bindës 92-67.
Takimi tregoi se sa potencial kanë të rinjtë elbasanas dhe se si infrastruktura e përmirësuar i nxit ata të ushtrohen më shumë dhe të arrijnë rezultate më të larta.
Parku “Rinia” po bëhet kështu jo vetëm një destinacion për pushim e argëtim, por edhe një pistë për sportistët e ardhshëm të qytetit.
albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shkodra synon turizëm 365 ditë në vit, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në qendër të vizionit për zhvillimin e rajonit

SHKODRA ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Shkodra po forcon pozicionin...

Dita e 31-të e tubimit në Tiranë! Protestuesit vijojnë marshimin me ndryshim në itinerar, shkojnë drejt selisë së PD-së

TIRANË ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Këtë të martë u...

“Europa t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë më shumë se kurrë”/ Marjana Koçeku në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

BRUKSEL ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Ish-deputetja e Partisë Socialiste,...

Pas indeksimit nga 1 korriku, qeveria merr një tjetër vendim për pensionistët, miraton bonusin e verës prej 5 mijë lekësh

TIRANË,30 qershor 2027/Albania Express News/-Qeveria ka miratuar sot aktin...