Këshilli Bashkiak seancë për shkarkimin e Kryebashkiakut/ Komisioni i Çështjeve Ligjore rrëzon kërkesën e Veliajt për tu dëgjuar: S’do të marrë pjesë në mbledhje

Në orën 16:00 do të mblidhet Këshilli Bashkiak në Tiranë për të votuar për shkarkimin e Erion Veliajt si kryetar bashkie. • Veliaj ka kërkuar që të marrë pjesë në mbledhje dhe të ketë mundësi që të flasë, por Këshilli Bashkiak i ka kthyer përgjigje duke i thënë se nëse nuk mund të jetë i pranishëm në mbledhje, mund të dërgojë një shkresë me komentet e tij dhe do të lexohet para Këshillit. • Veliaj më parë ka lënë të hapur ankimimin e shkarkimit të tij në Gjykatën Kushtetuese të vendit, vendim i cili do të ndalonte mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja në Bashkinë Tiranë. Para mbledhjes së Këshilli Bashkiak është zhvilluar edhe një mbledhja e Komisionit të Ligjeve në Bashkinë e Tiranës. Mbledhja u shqërua me debate mes anëtarëve socialistë dhe atyre të Opozitës. • Shkak për debate u bë kërkesa e opozitës për tu shqyrtuar kërksa e tyre e bërë disa muaj më parë për shkarkimin e Veliajt nga detyra. • Por socialistët në argumentimin e tyre kanë theksuar se rrethanat e tyre janë të reja dhe aktualisht po shqyrohet vetëm kërkesa e tyre. • Gjithashtu ditën e sotme është publikuar edhe projekt-vendimi për shkarkimin e Veliajt nga kryetar bashkie në Tiranë. • Socialistë kanë bërë gati projekt-vendimin për shkarkimin e Veliajt, i cili në fund mban firmën e Megi Finos.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME