Këshilli Bashkiak kërkon pjesëmarrjen e Veliajt në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, kërkesë SPAK-ut dhe Burgjeve

TIRANË ,25 shtator 2026 /Albania Express News/-Këshilli Bashkiak i Tiranës i ka kërkuar SPAK-ut dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të mundësojnë pjesëmarrjen e kryebashkiakut Erion Veliaj në mbledhjen e 29 shtatorit.

Mbledhja është parashikuar të zhvillohet në orën 15:00 në sallën e Këshillit Bashkiak.
Në kërkesën drejtuar institucioneve, Këshilli kërkon që Veliaj të lejohet të marrë pjesë fizikisht në mbledhje, nëse masat kufizuese që zbatohen ndaj tij e mundësojnë një gjë të tillë. Në të kundërt, kërkohet që kryebashkiakut t’i mundësohet pjesëmarrja përmes videokonferencës ose një forme tjetër komunikimi të miratuar.

Kërkesa lidhet edhe me çështjet që pritet të shqyrtohen në mbledhjen e 29 shtatorit, mes tyre projektligji për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore dhe çështje të administrimit të Bashkisë së Tiranës.
Këshilli Bashkiak u kërkon SPAK-ut dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve që ta informojnë me shkrim për vendimmarrjen e tyre, duke deklaruar gatishmërinë për të bashkëpunuar për çdo kërkesë që lidhet me sigurinë, protokollin apo aspektet logjistike të pjesëmarrjes së Veliajt.
Fillimisht kërkesa u bë nga anëtari i Këshillit Bashkiak, Halit Valteri.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Anulohet tenderi 50 milionë euro për hemodializën, ministrja e re e Shëndetësisë ndalon procedurën

TIRANË ,25 shtator 2026 /Albania Express News/-Tenderi me vlerë...

Kapetanović nga Nju Jorku: Bashkëpunimi provohet kur politika bëhet e vështirë

TIRANË ,25 shtator 2026 /Albania Express News/-Nju Jork ,...