Këshilli Bashkiak i Tiranës vendos sot për shkarkimin e Erion Veliajt

Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të vendosë sot (23 shtator) për shkarkimin e kryebashkiakut socialist Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli prej 10 shkurtit, i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash. Vendimi për nismën erdhi pas mbledhjes së Asamblesë së PS-së më 11 shtator, ku kryeministri Edi Rama propozoi Ogerta Manastirliun si kandidate për kreun e Bashkisë Tiranë.

Grupi i këshilltarëve socialistë ka depozituar projekt-vendimin për shkarkimin, duke argumentuar mungesën e Veliajt për më shumë se tre muaj. Sipas ligjit për Vetëqeverisjen Vendore, kjo është arsye e mjaftueshme për shkarkim. Këshilltarët theksojnë se vendimi nuk është pranim i akuzave, por domosdoshmëri ligjore dhe morale.

Vetë Veliaj ka kërkuar të marrë pjesë në mbledhje, duke argumentuar se mungesa e tij nuk është vullnetare, por pasojë e një mase sigurie të cilën e konsideron “disproporcionale”. Ai e cilëson procesin si krizë institucionale dhe paralajmëron se shkarkimi i tij pa një vendim përfundimtar gjykate do të ishte shkelje kushtetuese.

Nëse vendimi i Këshillit Bashkiak miratohet, çështja do t’i kalojë Këshillit të Ministrave për miratim final.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME