Këshilli bashkiak i Elbasanit miraton fond ndihme për Gramshin pas zjarreve të gushtit

Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka miratuar sot në mbledhjen e rradhës me unanimitet të plotë akordimin e një fondi prej 3 milionë lekësh të rinj nga fondi rezervë i saj për Bashkinë Gramsh, për zbutjen e pasojave të shkaktuara nga zjarret në muajin gusht, të cilat prekën fshatrat e disa Njësive Administrative.

Ky vendim synon mbështetjen e menjëhershme të Bashkisë Gramsh për përballimin e kostove të dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia, lehtësimin e barrës financiare që solli emergjenca, si dhe rikuperimin e një pjese të dëmeve në territorin e saj.

Zjarret shkaktuan dëme të konsiderueshme, duke cenuar drejtpërdrejt jetën e qytetarëve dhe pasuritë e tyre.

Për këtë arsye, në frymën e solidaritetit ndërmjet njësive të vetëqeverisjes vendore, Bashkia Elbasan ka vlerësuar të domosdoshme ndarjen e këtij fondi, si një akt bashkëpunimi dhe ndihme reciproke për përballimin e fatkeqësive natyrore.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Rama: Shqipëria hapi dyert për afganët kur të tjerët i mbyllën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Ditën Ndërkombëtare të...

Nuk i kemi mundur kurrë dhe i kemi shënuar vetëm një herë, ja historiku i ndeshjeve të Shqipërisë me Holandën

Nëse Shqipëria do të kualifikohet në Botërorin 2026, atëherë...

Njihuni me shortin e plotë të Botërorit, kush konsiderohet grup “ferri”

Në Washington u hodh shorti i Botërorit, ku u...