“Kennedy Center Honorees”, Trump nderon artistët e mëdhenj në Zyrën Ovale

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump nderoi dje disa nga yjet më të njohur dhe më të vlerësuar të artit amerikan, gjatë një ceremonie zyrtare në Zyrën Ovale – duke i dorëzuar medaljet “Kennedy Center Honorees” për vitin 2025, sipas “PBS News”.

Fituesit e këtij viti të “Kennedy Center Honorees” (Të nderuarit e Qendrës Kennedy) ishin aktori, Sylvester Stallone, këngëtarët, Gloria Gaynor dhe George Strait, grupi rock “Kiss” dhe aktori dhe kantautori, Michael Crawford.

“Këta janë një grup njerëzsh të jashtëzakonshëm që përfaqësojnë më të mirën në artet dhe kulturën amerikane. Unë i njoh shumicën prej tyre dhe kam qenë një fans i të gjithëve”, tha Trump.

“Ky është një grup ikonash, puna dhe arritjet e të cilëve kanë frymëzuar, ngritur moralin dhe bashkuar miliona e miliona amerikanë”, tha presidenti amerikan.

“Kjo është, ndoshta klasa më e arrirë dhe më e njohur e nderimeve “Kennedy Center Honorees” e mbledhur ndonjëherë”, shtoi ai.

Gjatë ceremonisë, presidenti vendosi personalisht rreth qafës së secilit të nderuar nga një medalje të re që ishte projektuar, krijuar dhe dhuruar nga argjendaria “Tiffany & Co.”

Ndryshe nga medalja tradicionale me shiritin shumëngjyrësh, versioni i ri i saj – është një disk ari i gdhendur në njërën anë me imazhin e “Qendrës Kennedy” dhe ngjyrat e ylberit.

Medaljoni varet nga në një fjongo blu dhe emri i të nderuarit shfaqet në anën e pasme me datën e ceremonisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kanye West elektrizoi Tiranën/ 60 mijë spektatorë ndoqën yllin botëror, Shqipëria hyn në hartën e eventeve globale

TIRANË ,12 korrik 2026/Albania Express News/-Për një natë të...

Kur lodhen, fëmijët grinden. Kur lodhen lëvizjet-fragmentohen: Lëreni egon mënjanë, uluni!

Nga Pezana Rexha TIRANË ,12 korrik 2026/Albania Express News/-  E shoh...

Edhe më shumë turistë në Himarë këtë vit, Tavo: Zgjerim i plazheve publike, dialog me bizneset për çmimet

HIMARË,12 korrik 2026 /Albania Express News/- Rritja e vazhdueshme...

Vdes në moshën 74-vjeçare ish-Emiri i Katarit, udhëhoqi vendin drejt fuqizimit ekonomik dhe ndikimit global

KATAR ,12 korrik 2026/Albania Express News/-Ish-Emiri i Katarit, Sheikh...