“Kemi çmimet më të larta neto të naftës në rajon”/ Braçe në Kuvend: Shoqata e Hidrokarbureve, kartel që kërcënon sigurinë e vendit

Gjatë seancës në Kuvend, deputeti socialist Erion Braçe është shprehur se Shqipëria sot ka çmimin neto të hidrokarbureve më të lartë në të gjithë rajonin.

Deputeti shtoi se Shoqata e Hidrokarbureve funksionon si kartel dhe jo shoqatë, e cila mban çmime të larta që janë kërcënuese për sigurinë kombëtare.
“Është shumë e ndjeshme çështja e hidrokarbureve, sepse çmimet janë të larta, kanë shkuar lart për shkak të luftës në Lindjen e Mesme. Duhet të kthejmë vëmendjen nga modeli i tregut që kemi në këtë sektor. Është shumë e rëndësishme që narrativa që synon të fshehë elementë të posaçëm dhe modeli që kemi në tregun e hidrokarbureve të mos gjejë hapësirë të mjaftueshme për të zhurmuar ose fshehur e tërhequr vëmendjen në drejtime të tjera.

Me tregun dhe çmimet e sotme në bursë, ne kemi çmimin neto të hidrokarbureve më të lartë në të gjithë rajonin. Po flas për çmimin neto, pa taksa fare, që është më i larti se në Greqi, Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi e Serbi.
Ditë më parë lexova një deklaratë të Shoqatës së Hidrokarbureve që funksionon në treg si kartel që mban çmime dhe fitime të larta. Kishin tone kërcënuese, kriminale, që kërcënojnë sigurinë kombëtare në këtë vend. Bordi i Transparencës është keqkuptuar si bordi që cakton çmimet; ai duhet të funksionojë mbi bazën e transparencës”, u shpreh Braçe.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shkodra synon turizëm 365 ditë në vit, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në qendër të vizionit për zhvillimin e rajonit

SHKODRA ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Shkodra po forcon pozicionin...

Dita e 31-të e tubimit në Tiranë! Protestuesit vijojnë marshimin me ndryshim në itinerar, shkojnë drejt selisë së PD-së

TIRANË ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Këtë të martë u...

“Europa t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë më shumë se kurrë”/ Marjana Koçeku në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

BRUKSEL ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Ish-deputetja e Partisë Socialiste,...

Pas indeksimit nga 1 korriku, qeveria merr një tjetër vendim për pensionistët, miraton bonusin e verës prej 5 mijë lekësh

TIRANË,30 qershor 2027/Albania Express News/-Qeveria ka miratuar sot aktin...