Kategoria e Parë starton me sfida të forta dhe objektiva madhorë

Emocionet e Kategorisë së Parë rikthehen këtë të shtunë, kur në orën 17:00 do të luhen katër ndeshjet e para të sezonit 2025–2026: Iliria–Laçi, Kukësi–Apolonia, Luftëtari–Korabi dhe Besa–Kastrioti.

Në orën 20:00, Skënderbeu nis sezonin në shtëpi kundër Burrelit, ndërsa java e parë mbyllet të dielën, në orën 17:00, me sfidën Pogradeci–Lushnja.

Përbërja e këtij sezoni është shumë më konkurruese krahasuar me edicionin e kaluar, pasi mbi gjysmën e skuadrave synojnë dy vendet e para që sigurojnë ngjitjen në Superiore. Ndryshe nga një vit më parë, pothuajse të gjitha klubet kanë kryer fazë të plotë përgatitore dhe kanë qenë aktive në merkato, duke rritur cilësinë e organikave.

Skënderbeu ka nisur herët punën për rikthimin në elitën e futbollit shqiptar, ndërsa Iliria ka bërë përforcime të rëndësishme dhe përmirësime infrastrukturore për të qenë konkurruese. Objektivat madhorë i kanë gjithashtu Besa, Pogradeci, Laçi, Lushnja dhe Kukësi.

Sezoni i ri pritet të ketë më pak probleme financiare dhe më pak dukuri negative si ato të vitit të kaluar, kur disa ekipe u dorëzuan pa kushte ose e mbyllën kampionatin me mungesa të mëdha në formacion.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME