NGA FATMIR POPJA
LIBRAZHD ,12 shtator 2026 /Albania Express News/-Java e dytë e Kategorisë së Parë ka nisur me rezultate interesante dhe gola, ndërsa në qendër të vëmendjes është vendosur përballja e zhvilluar në Librazhd, ku Sopoti u mposht 0-4 nga Besa e Kavajës.
Besa e drejtuar nga trajneri i shquar Gugash Magani e nisi sezonin në mënyrën më bindëse të mundshme, duke marrë një fitore të thellë në transfertë dhe duke dhënë një sinjal të fortë që në javën e parë. Kavajasit e zhbllokuan takimin që në minutën e parë, me R. Danajn, duke i dhënë menjëherë drejtim sfidës.
Në fundin e pjesës së parë, në minutën e 42-të, Prengaj shënoi golin e dytë, duke e çuar Besën në dhomat e zhveshjes me avantazhin 0-2.

Edhe pjesa e dytë foli për ekipin kavajas. Ruzgis shënoi në minutën e 76-të, ndërsa Spahiu, në minutën e 84-t, vulosi fitoren 0-4 nga pika e bardhë e penalltisë.
Kështu, Besa regjistroi një nga fitoret më të thella të javës së parë, ndërsa Sopoti e nisi kampionatin me një humbje të rëndë përpara tifozëve të tij.
Rezultatet e javës së dytë
🔴 Besëlidhja – Korabi 0-2
⚽ 24’ T. Marku
⚽ 60’ Reçi
🟢 Iliria – Kukësi 3-1
⚽ 8’ Mavanga (p)
⚽ 28’ Jakubu
⚽ 84’ Hasani
⚽ 64’ Dos Santos (p)

🟡 Oriku – Bylis 0-0
Ndeshja nisi me 38 minuta vonesë.
🔵 Pogradeci – Kastrioti 2-1
⚽ 15’ Kambato
⚽ 59’ Shanaj
⚽ 45’+3’ Xhixho
🟠 Sopoti – Besa 0-4
⚽ 1’ R. Danaj
⚽ 42’ Prengaj
⚽ 76’ Ruzgis
⚽ 84’ Spahiu (p)
Besa merr kështu një nisje spektakolare të kampionatit, ndërsa Sopoti do të kërkojë të reagojë në javët e ardhshme pas humbjes së thellë në Librazhd.


