Nga Klevis Liçi
GRAMSH, 12 shtator 2026 /Albania Express News/ – Gramshi e ka nisur me këmbën e mbarë aventurën e re në Kategorinë e Dytë, duke regjistruar një fitore të rëndësishme 0-2 në transfertën ndaj Naftëtarit.
Sfida u karakterizua nga një përballje e luftuar, por skuadra gramshiote arriti të tregohej më efikase në momentet vendimtare. Gramshi e zhbllokoi rezultatin në minutën e 42-të, kur Peqini shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Në pjesën e dytë, Gramshi vijoi të menaxhonte avantazhin dhe në minutën e 70-të ishte sërish Peqini që gjeti rrugën e rrjetës, duke realizuar golin e dytë personal dhe duke vulosur fitoren 0-2.
Ky sukses në transfertë përbën një nisje mjaft pozitive për Gramshin, që synon të zhvillojë një sezon sa më konkurrues në Kategorinë e Dytë.
Rezultatet e tjera të Grupit A
Erzeni 2-1 Shiroka
⚽ 2’ Jukaj
⚽ 37’ Ajazi
⚽ 54’ Velaj
Lushnja 3-1 Veleçiku
⚽ 5’ Pius
⚽ 34’ Arapi
⚽ 44’ Rrustemaj (autogol)
⚽ 67’ Banushaj
Naftëtari 0-2 Gramshi
⚽ 42’ Peqini (p)
⚽ 70’ Peqini
Luzi i Vogël 0-0 Partizani B
Vllaznia B 1-0 Tërbuni
⚽ 36’ Turaj
Erzeni, Lushnja dhe Vllaznia B e kanë nisur gjithashtu kampionatin me fitore, ndërsa Partizani B është ndalur në një barazim pa gola ndaj Luzit të Vogël, duke humbur mundësinë për ta nisur me tri pikë.
Me fitoren në transfertë, Gramshi merr tri pikë të rëndësishme që në javën e parë, duke dhënë sinjalin e parë për një sezon konkurrues në Kategorinë e Dytë.


