Kanosja ndaj gazetarit Osman Stafa, Policia e Elbasanit procedon penalisht dy persona

ELBASAN ,18 korrik 2026/Albania Express News/-Policia e Elbasanit ka reaguar zyrtarisht pas denoncimit të gazetarit Osman Stafa, i cili raportoi se ishte kanosur gjatë lëvizjes në aksin rrugor Librazhd–Elbasan.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë, kanë kryer veprimet e para hetimore dhe kanë nisur procedimin penal për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës” ndaj shtetasve R. T., 33 vjeç, banues në Tiranë, dhe A. B., 31 vjeç, banues në Librazhd.

Referuar Policisë, ngjarja është raportuar rreth orës 14:00 të kësaj të premteje, kur gazetari Osman Stafa ka njoftuar Sallën Operative se, gjatë udhëtimit në aksin Librazhd–Elbasan, është ndjerë i kanosur nga dy persona që udhëtonin me një automjet.

Pas administrimit të provave dhe kryerjes së veprimeve të para hetimore, uniformat blu kanë vendosur nisjen e procedimit penal ndaj dy të dyshuarve për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila do të vijojë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME