Kadastra: Qytetarët mund të marrin online kopje të dokumenteve të pronës

TIRANË ,11 gusht 2026/Albania Express News/-Qytetarët mund të pajisen online me kopje të vërtetuara të dokumenteve që ndodhen në dosjen e pronës së tyre, përmes platformës “e-Albania”, njofton Kadastra Shqiptare.

Shërbimi mundëson marrjen e kontratës, planimetrisë dhe dokumenteve të tjera tekniko-ligjore mbi të cilat bazohet regjistri i pasurisë së paluajtshme.

Për të përfituar këtë dokumentacion, qytetarët duhet të aplikojnë në “e-Albania” për shërbimin “Kopje të vërtetuara të dokumenteve tekniko-ligjorë në të cilat bazohet regjistri i pasurive të paluajtshme – referencë regjistrimi”.

Kadastra bën të ditur se për pasuritë e digjitalizuara dokumentet vihen në dispozicion menjëherë, ndërsa për pasuritë që nuk janë ende të digjitalizuara, dokumentacioni përgatitet dhe vihet në dispozicion brenda pesë ditëve.

Sipas institucionit, shërbimi u jep mundësi qytetarëve të sigurojnë kopje të vërtetuara të dokumenteve të dosjes së pronës sipas nevojës, duke lehtësuar aksesin në dokumentacionin tekniko-ligjor të pasurive të paluajtshme.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Pa marrëveshje dhe pa seancë, ngërçi politik në Kosovë hyn në fazë të re

KOSOVË ,11 gusht 2026/Albania Express News/-Seanca konstituive e Kuvendit...

Ndalim për mishin brazilian, Ministria e Bujqësisë njofton AKU-në: Nga 3 shtatori ndërpritet importi

TIRANË ,11 gusht 2026/Albania Express News/-Pas 20 vitesh shqiptarët...

Prrenjasi kundër shkrirjes, Këshilli Bashkiak nis procesin e konsultimit publik

PRRENJAS ,11 gusht 2026/Albania Express News/-Këshilli Bashkiak i Prrenjasit...

Alarm i inxhinierit Fatmir Brazhda për Liqenin e Draganit në Shebenik, sipërfaqja ujore po reduktohet ndjeshëm

LIBRAZHD ,11 gusht 2026/Albania Express News/-Liqeni glacial i Draganit,...