Juventusi ka pësuar humbjen e tretë radhazi në të gjitha kompeticionet, pasi u mposht në transfertë nga Lazio me rezultatin minimal 1-0.
Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 9’ nga Toma Bašić, i cili i dha fitoren skuadrës së Maurizio Sarrit.
Me këtë rezultat, “Zonja e Vjetër” zbret në vendin e 8-të të renditjes me vetëm 12 pikë, duke dalë jashtë zonës europiane. Ndërkohë, Lazio afrohet në kuotën e 11 pikëve, vetëm një më pak se bardhezinjtë.
Kjo humbje thellon krizën e formës për ekipin e Massimiliano Allegrit, që tashmë ndodhet nën presion të madh për të rikthyer rezultatet pozitive.

