Në mbrëmje e kësaj të mërkure ul siparin faza e grupeve të Champions League, ku luhet java e fundit e fazës së ligës. 36 skuadrat do të zbresin në fushë në të njejtin orar, ku për të shmangur polemikat dhe tolerancat mes ekipeve, UEFA ka përcaktuar që 18 sifdat të zhvillohen në orën 21:00.
Mbrëmjen e sotme do të konfirmohen 8 skuadrat që kualifikohen direkt në 1/8 e finales së Champions League, ato që do të luajnë në play-off, si dhe ekipet që do t’i japin lamtumirën garës për këtë sezon. Sfidat që ofrojnë spektakël pritet të jenë Dortmund – Interi, PSG – Newcastle dhe Napoli – Chelsea.
Të vetmet skuadra të kualifikuara deri tani për fazën me eliminim direkt janë Arsenal dhe Bayern Munchen. Topcinjtë kanë dominuar çdo ndeshje, duke grumbulluar 21 pikë në 7 javët e fundit, ndërsa bavarezët numërojnë 18 pikë, me një humbje të vetme ndaj Arsenalit të Mikel Artetës. Aktualisht tetëshja e parë plotësohet nga Real Madrid, Liverpool, Tottenham, PSG, Newcastle dhe Chelsea.

