Java e 36-të dhe e fundit e Superiores luhet e gjitha të dielën

TIRANË, 8 maj 2026/Albania Express News/ Java e 36-të dhe e fundit e kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet e gjitha ditën e diel, me të pesë ndeshjet që janë planifikuar të nisin në orë 16:00.

Fundjava pritet të jetë vendimtare për fatet e disa skuadrave, pasi do të përcaktohet ekipi i dytë që do të zbresë nga kategoria, si edhe skuadra që do të luajë në ndeshjen “play-out”.

Vora, Bylis, Teuta dhe Tirana do të luajnë gjithçka në 90 minutat e fundit të sezonit të rregullt, në një javë që premton emocione dhe rivalitet deri në fund.

Sfida direkte mes Vorës dhe Bylisit, që do të zhvillohet në stadiumin “KF Vora”, konsiderohet një nga përballjet më të rëndësishme të javës, me të dyja skuadrat që synojnë fitoren. Një tjetër duel vendimtar do të luhet në Durrës, ku Teuta pret Egnatian në stadiumin “Niko Dovana”. Durrsakët kanë nevojë për tre pikët për të mbajtur gjallë objektivin e mbijetesës.

Ndërkohë, Tirana do të përballet në transfertë me AF Elbasanin në stadiumin “Elbasan Arena”, në një nga sfidat më delikate të sezonit për bardheblutë. Kryeqytetasit renditen aktualisht në vendin e gjashtë me 41 pikë dhe synojnë rezultat pozitiv për të shmangur skenarët e rrezikshëm në fundin e kampionatit.

Në dy takimet e tjera të javës, Vllaznia do të presë Flamurtarin në “Loro Boriçi”, ndërsa Partizani do të luajë në shtëpi ndaj Dinamo City-t në stadiumin “Arena e Demave”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026! Lë pas Mbappé dhe Yamal

TIRANË, 27 tetor 2026 /Albania Express News/-Harry Kane është...

Alban Daci: Jo çdo gjë që vjen nga Serbia duhet a priori refuzuar meqë serbët janë kundër shqiptarëve!

Nga Alban Daci TIRANË, 26 tetor 2026 /Albania Express News/-Zgjedhjet...

Dita e 14-të e tubimit, protestuesit marshojnë paqësisht në rrugët e Tiranës, u bashkohen edhe pedagogët

TIRANË, 26 tetor 2026 /Albania Express News/-Në ditën e...

“A ju pyetën për Ballukun?”/ Behgjet Pacolli del nga SPAK pas 7 orësh: “Pyesni avokatin”

TIRANË, 26 tetor 2026 /Albania Express News/-Sipërmarrësi Behgjet Pacolli...