Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

Ivanka Trump, vajza e presidentit Donald Trump, pas qëndrimit prej ditës së djeshme në Vlorë për të çuar përpara projektin turistik në ishullin e Sazanit, mbërriti në Tiranë.

Mbrëmjen e të enjtës, rreth orës 21:00, ajo i është drejtuar godinës të qeverisë. Ivanka Trump u prit me një përqafim në shkallët e Kryeministrisë nga kryeministri Edi Rama.
Të mërkurën në mbrëmje, kryeministri Edi Rama udhëtoi drejt Vlorës, ku u takua dhe darkoi me zonjën Trump, në një prej restoranteve të qytetit bregdetar.

Ivanka Trump mbërriti në Vlorë mëngjesin e të mërkurës, shoqëruar me eskortë dhe forca të shumta policie. Fokusi i kësaj vizite ishte zhvillimi i projektit turistik të kompanisë së bashkëshortit të saj, Jared Kushner, në gadishullin e Karaburunit dhe në ishullin e Sazanit.
Gjatë qëndrimit në Vlorë, Ivanka Trump ka qenë e shoqëruar edhe nga një grup prej 60 arkitektësh të huaj, që pritet të konkretizojnë projektet.
Po ashtu ajo vizitoi edhe manastirin e Zvërnecit, ku ndezi dhe qirinj në Kishën e Shën Mërisë. Vizita e saj vijon pa asnjë njoftim zyrtar për agjendën, me synim kryesor vijimin e projektit të madh të investimit që ajo dhe bashkëshorti i saj jared Kushner kanë planifikuar të bëjnë në gjirin e Vlorës, në zonën e ishullit të Sazanit dhe në Zvërnec, një investim prej 1 miliard dollarësh për një resort turistik elitar në këto zona.
Ivanka Trump ka qenë disa herë në Shqipëri në gjirin e Vlorës, të cilin e ka vizituar edhe duke udhëtuar me helikopter.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS. Ndërhyn policia

TIRANË ,Tensione në protestë, protestuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit...

Zvërneci, Rama: Disa qeverisin për projektin e BE-së, të tjerët zgjedhin të protestojnë

TIRANË, 12 qershor 2026/Albania Express News/ Kryeministri Edi Rama...