Irritim dhe trishtim

Nga Xhensil Shkëmbi

KORÇË,4 qershor 2026/ Albania Express News/Në Bode të Lozhanit sot u vra polici Enea Mekolli dhe u plagos rëndë Edison Adri, nga Violand Bracellari. Ky i fundit vendoste kamera termike në pemë, stërvitej si ish-ushtarak duke bërë qitje dhe rriste qen duke i stërvitur për sinjalizim.

Ama, përtej ngjarjes së trishtë, më irriton kjo pamje me dron. Kjo është ferma që kishte krijuar autori i vrasjes së sotme. Shikojeni mirë. Gati gati kompleks. 100 lopë.

Kur unë në Vlocisht përpiqem të ndërtoj një kotec pulash, të dyndet policia, IKMT, shteti e bashkia sikur ndërtoj pallat. Kur ai fshatari i shkretë bën një avlli, e ngopin me gjoba.

Si shkuan materialet e ndërtimit aty lart kur Bracellari kishte 10 vite në kërkim? Si e ndërtoi gjithë këtë fermë? Kush ja merrte qumështin? Ku i siguronte lekët një njeri me rrezikshmëri të lartë shoqërore?

Kur e tërhoqi zvarrë në 2024 një person me kalë për 90 minuta dhe i’a dorëzoi policisë, si ka mundësi që policia nuk u mobilizua ta arrestonte? E kam ende denoncimin e Bezhanit që u rrah. Pastaj më kërcënonte mua.

Apo e ndihmoi shteti ta ndërtonte këtë fermë? Do e zbuloj unë, pa merak. Do ua nxjerr qumështin e nënës, për atë nënë që nesër do varrosë për herë të dytë një fëmijë të saj. Të madhin ja mori leuçemia ndërsa të voglin ja mori krimineli.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zjarr në lagjen Drapata të Hotolishtit në bashkinë e Librazhdit, ndërhyrja e zjarrfikësve shpëton banesën

LIBRAZHD-HOTOLISHT ,08 shtator 2026 /Albania Express News/-Një zjarr ka...

Ngërçi i pagave/ Bojkotohet puna në Gjykatën e Tiranës, administrata bllokon shërbimet dhe seancat gjyqësore

TIRANË ,08 shtator 2026 /Albania Express News/-Ngërçi me pagat...

Mori detyrën si ambasadore e re e Bashkimit Europian, Rama pret në zyrë Sofia Moreira de Sousa

TIRANË ,08 shtator 2026 /Albania Express News/-Kreu i ekzekutivit...

Kryebashkiaku Besian Ajazi pranë KF Gramshit , skuadra përgatitet në kryeqytet për startin e sezonit të ri

GRAMSH, 8 shtator 2026 /Albania Express News/ – Kryetari...