Investimi në aksin Elbasan-Lekaj, Balluku: Vitin tjetër nuk do ketë më trafik të rënduar në Rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh sot në fjalën e saj në eventin “Shqipëria Turistike 2030”, se tashmë janë evidentuar segmentet me trafik të rënduar në vend dhe një ndër to është segmenti i daljes nga Tirana në drejtim të Elbasanit. Për këtë ka një zgjidhje, theksoi Balluku dhe ajo është ndërtimi i bypass-it prej 3 kilometrash.
“Kantierët janë brenda skedulës, dorëzohen para afatit konteraktual, gjatë vitit të ardhshëm do dorëzohen Berat-Bllabani apo segmente të autostradës Tiranë- Durrës. Gjatë këtij vitit ne kemi qenë shumë të kujdesshëm për të parë se cilat janë problemet kryesore të trafikut. Kemi identifikuar pjesën e daljes nga Tirana në drejtim të Elbasanit, ku tashmë s’ka trafik vetëm ditën e premte në darkë apo të shtunën paradite, por ka gjatë gjithë javës, për këtë arsye Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një plan të mirëfilltë dhe ne do të nisim me emergjencë ndërtimin e një bypass-i përfundimtar, i cili është prej 3 km me një nyje me segmentin nga Bradasheshi deri në Lekaj, duke krijuar mundësinë që vitin tjetër gjatë sezonit të mos të kemi më trafik në atë zonë”, tha Balluku.

Balluku njoftoi edhe hapjen për qarkullim të rrugës Qukës- Qafë Plloçë pas një sërë problematikash. “Projekti Qukës-Qafë Plloçë është një projekt me shumë problematika, me shumë kompleksitete por që falë një pune të mirë që është bërë nga të gjitha strukturat, nesër paradite në orën 11:00 Qukës-Qafë Plloç bëhet totalisht e aksesueshme për automjetet, totalisht e përfunduar dhe me sinjalistikën e vendosur tashmë”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Vllaznia merr fitoren e parë të sezonit, Murataj vendos ndaj Dinamo City

TIRANË, 11 tetor 2026 /Albania Express News/-Vllaznia ka marrë...

Kryeqyteti ngjyroset bardheblu, Tirana triumfon 1-3 ndaj Partizanit në derbin e parë të sezonit

TIRANË, 11 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeqyteti ngjyroset bardheblu!...

Emilio Murati, një tjetër talent që po rritet në futbollin e Gramshit

Nga Klevis Liçi Pas eksperiencës në U-13 dhe U-15, nën...

Shefki Guzi, mjeku që ia kushtoi jetën futbollit të Gramshit

Nga Klevis Liçi Nga bluzat e bardha në spitalin e...